MENU
klinika

U vra nga serbët

Kosova në zi, nderon sot policin Afrim Bunjaku

25.09.2023 - 08:16

Në Kosovë sot është shpallur ditë zie shtetërore për të nderuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra mëngjesin e djeshëm në veri të Kosovës.

Vendimin për ta shpallur sot ditë zie e bëri të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila për shkak të zhvillimeve të shumta ndërpreu edhe vizitën në SHBA.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

Në orën 02:34 të mëngjesit të së dielës së 24 shtatorit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar.

Policia njofton se ata janë sulmuar me një arsenal armësh e granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka shkëmbyer zjarr me një grup kriminal që ishte zhvendosur brenda manastirit të Banjskës. Deri në orët e pasdites janë dëgjuar të shtënat nga hapësirat përreth manastirit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ishin rreth 30 persona të uniformuar e të armatosur. Policia e Kosovës arriti të sigurojë pamjet e tyre brenda manastirit dhe shihen të maskuar e të uniformuar. Autoritetet panë edhe autoblinda dhe arsenal armësh.

Përgjatë përballjes me ta, policia neutralizoi tre sulmues e deri në orët e pasdites arrestoi edhe njërin prej tyre.

Nga Dioqeza e Prizrenit, u bë e ditur se brenda manastirit ndodheshin edhe disa predikues fetar që kishin ardhur nga Novi Sadi.

Përgjatë kësaj kohe, në ndihmë policisë i erdhën edhe KFOR-i dhe EULEX-i.

Rreth orës 17:00 ndërhyri në Manastir dhe në udhëkryqin e Banjskës u panë autoblindat e Policisë dhe Autoambulancat tek transportonin njerëz.

Pas aksionit brenda manastirit, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla njoftoi se tre sulmues janë vrarë. Gjashtë të tjerë janë arrestuar, mes të cilëve dy janë të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë kujdesin shëndetësor.

Sipas tij, dy nga të arrestuarit janë “të plagosur, me uniformë dhe të armatosur”, ndërsa katër të tjerë kanë qenë në mbështetje të sulmit me radio-lidhje.

Policia e Kosovës ka zbuluar edhe një sasi të madhe armatimi, përfshirë eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime e pajisje për barrikada.

“Mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues tjerë. Do të thotë, përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit territorial”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë