25.09.2023 - 10:42
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përkujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të djeshëm pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri. I plagosur mbeti edhe një efektiv tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.
“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.”, shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në Facebook.
Theksojmë se kjo e hënë, 25 shtator është shpallur ditë zie shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, në nderim të policit të vrarë.