Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, tha Daçiç.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka folur sot lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
Daçiç u shpreh në televizionin e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të paralajmërohen dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci.
“Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”?- pyeti Daçiç
Ai ka pretenduar se KFOR-i absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm.
“Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë , nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiç.
Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”.
“Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, tha Daçiç.
Ai ka pretenduar se Serbia është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.