MENU
klinika

Përcillet me nderime drejt banesës së fundit

Balla dhe Hasani nisen drejt Kosovës, do të marrin pjesë në homazhet për Afrim Bonjakun

25.09.2023 - 12:20

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, do të nisen drejt Kosovës, ku do të marrin pjesë në homazhe në nder të Policit Afrim Bunjaku.

Ky i fundit do të përcillet sot me nderime shtetërore drejt banesës së fundit. Efektivi i Policisë së Kosovës u vra dje nga grupet terroriste serbe, teksa ndodhej në krye të detyrës. Për vrasjen e tij pati reagime të shumta nga qeveria shqiptare, si dhe nga ndërkombëtarët.

Afrim Bunjaku luftoi deri në fund për Kosovën duke qenë një nga rreshterët më profesionistë të vendit. Theksojmë se kjo e hënë, 25 shtator është shpallur ditë zie shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, për nder të policit që ra në krye të detyrës.