25.09.2023 - 12:58
Moti i keq ka përfshirë disa qytete të vendit ditën e sotme. Pas reshjeve të dendura të shiut, rrugët e Korçës janë përmbytur nga uji.
Rruga kryesore në bulevardin Gjergj Kastrioti, parku “Rinia”, por edhe rrugicat e qytetit janë nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut kanë zgjatur për dy orë, por për 30 minuta shiu ka qenë më intensiv shoqëruar herë pas here dhe me breshër.
Prej motit të keq shumë fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike. Aktualisht po punohet nga grupet në terren për t’u kthyer në normalizim situata me energjinë elektrike.