Le ta pranojmë vajza: Të qenit të fiksuara pas tendencave të fundit është një qasje e lezetshme, por njëherësh edhe një mallkim. Tundimi ndaj koleksioneve të reja vjen si një “thirrje” për të zbrazur kuletat sepse moda ndryshon. Veshjet, aksesorët, çanta gjithçka e re që duhet për të pasuruar gardërobën janë një kosto për xhepin.
Gratë, pavarësisht blerjeve të modës së fundit, kanë marrë një mësim të çmuar: Thjesht nuk mund të gaboni me një veshje tërësisht të zezë!
Kjo nuancë nuk zhgënjen kurrë, pavarësisht nëse keni një stil bazik apo eksperimentoni me çantat dhe aksesorët.
Gocat e veshura me të zeza nga koka tek këmbët, disa prej tyre modele të njohura, kanë përfunduar në faqet e revistave sepse duken plot stil në çdo detaj të pamjes së tyre.
Bluzë e zezë, çizme të gjata, çantë lëkure, aksesorë dhe gjithçka tjetër në po të njëjtën ngjyrë e bën çdo grua të duket klasike. Për ju, kemi gati mbi 10 sugjerime që mund t’i kopjoni nga ky moment: