MENU
klinika

Nënkryetari i tyre i dyshuar si pjesë e sulmeve në Veri

Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion?

25.09.2023 - 18:27

Si pjesë të sulmeve një ditë më parë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë dhe u plagosën dy të tjerë, Policia u shpreh se ishte dhe nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Lista Serbe, në një deklaratë të dhënë një ditë pas sulmit, ka shamngur komentet lidhur me deklaratat e Policisë së Kosovës dhe ministrit Zveçla se në një nga automjetet e sekuestuara në Zveçan “është gjetur një dokument i aplikimit të lejes të armës së personit Milan Radoiçiç, i cili është edhe nënkryetar i Listës serbe”, ndërsa ka ngushëlluar familjarët për policin shqiptar të vrarë në veri, si dhe familjarët e serbëve.

Në reagimin e tyre, të bërë në të njëjtën linjë më Aleksandër Vuçiç, Lista Serbe pretendon që së paku dy serbë janë vrarë nga Policia e Kosovës, pasi janë dorëzuar.

“Themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar”, pretendojnë ata.

Po ashtu, më tej ata shprehen se sipas tyre është “nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojën përshkalëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Ndërkohë, sa i përket deklaratave të Policisë së Kosovës, se Milan Radoiçiç ishte i përfshirë në sulmimin në Veri, Lista Serbe nuk kanë shprehur asnjë qëndrim.

Reagimi i plotë

Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb nga Kosova e Metohija shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të ndjerë dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?

Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona, në këtë kuptim ne kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të parandalojnë politikën. shpërdorimi i kësaj ngjarje tragjike.

Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe… por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama flet për median gjermane dhe për “Shqipërinë e Madhe”

‘BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për sigurinë e saj’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë