MENU
klinika

Tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit

Kush është 60-vjeçari që u ekzekutua sot në Rrëshen

26.09.2023 - 12:10

Tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, kush është
Martin Bardhi, 60 vjeç është vrarë sot me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit, teksa në zanafillë të krimit dyshohet se ngjarja ka motive hasmërie dhe lidhet me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi u arrestua pasi bashkë me të birin Erind Bardhi, qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41 vjeç ku për pasojë humbi kontrollin.

Sajmir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftonte policia.

Saga e vrasjeve:

Vrasja e vëllait të Kastriot Reçit, Gasper Reçi në 2017-ën, dyshohet të ketë të bërë me një serial serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë dhe në Belgjikë.

Më 9 shtator 2016 është vrarë në Rrëshen Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri kallashnikov nga dy persona ende të paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij. Më 28 prill të 2017-ës u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve të huaja që në atë kohë bashkëpunuar me policinë shqiptare, dyshohet se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshohet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.

Kreshnik Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga dy persona të maskuar që dyshohet se ishin shqiptarë, të cilët qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë.

Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se në 2016-ën është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit, pikërisht Samir Jaku. “Për një vit, ai ndihej i kërcënuar”, deklaronte në atë kohë e dashura e Kreshnikut para hetuesve.

Mister vijon të mbetet arsyeja përse u ekzekutua Saimir Jaku në Rrëshen, çka do të zbardhte historinë e plotë të hakmarrjes së dyshuar mes palëve. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona. Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Autorët e qëlluan me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.
-Më 6 shtator 2017 , u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pak kohë më parë u lirua nga burgu

Rikthehet saga e vrasjeve, ekzekutohet Martin Bardhi

Nga vrasjet për drogën tek ringjallja e bandave

Krimet që përgjakën 2019/ Viti i kaluar u mbyll me 68 të vrarë