MENU
klinika

"Mund të jenë plagosur krerë"

Sulmi në Veri/ Ngjela: Pati më shumë të vrarë mes serbëve

26.09.2023 - 21:39

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në sulmin e së dielës ndaj Kosovës, serbët patën rreth 50 të vrarë.

Sipas tij ka shumë mundësi që të jenë plagosur dhe krerë, kjo për shkak të formës se si u larguan në fund terroristët serbë.

“Duhet të jenë vrarë më shumë. Sipas të dhënave të mia është një numër më i madh, prandaj kanë ikur dhe janë vrarë krerët. Ende nuk po i japin emrat, jo është plagosur njëri, jo është plagosur tjetri, por sipas të dhënave të mia dhe sipas asaj që arrij të konceptoj, do jenë vrarë krerë sepse kur vriten krerët ikin ashtu. Do ta shikojmë hap pas hapi,” – u shpreh Ngjela.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.