MENU
klinika

Ndahen 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Mbledhja e qeverisë nis me një minutë heshtje, premtimi i Kurtit

27.09.2023 - 11:44

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë pas ngjarjes tragjike në Veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Binjaku. Mbledhja ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të të ndjerit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cënuar siguria kombëtare, ndërsa premtoi se do të qëndrojë gjithnjë pranë familjes së policit të vrarë. Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës.

Në kuadër të këtij angazhimi, qeveria ka ndarë 50 mijë euro nga buxheti, të cilat do të shkojnë për familjen e heroit që ra në krye të detyrës.

Kryeministri Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”, tha Kurti.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat