MENU
klinika

Kronologjia

Përplasjet që përgjakën dy fiset nga Mirdita deri në Itali e Belgjikë!

27.09.2023 - 12:31

Krimi i djeshëm në qendrën e qytetit të Rrëshenit është i ngjashëm me dy atentate të tjera të ndodhura në të njëjtin qytet. Bëhet fjalë për vrasjen e Saimir Jakut dhe të Kastriot Reçit. Që të dyja ato vrasje u kryen, njëra në lokal dhe tjetra teksa Reçi hynte në lokalin e tij.

Ndërkohë që vrasja e ishzyrtarit të OSHEE-së u krye me kallashnikov, ekzekutimi i Reçit u bë me snajper, teksa vrasësi u tha se doli nga vendi ku kishte zgjedhur të qëllonte i veshur si grua. Për rastin e vrasjes së Jakut, Policia dhe Prokuroria ngurruan të hetonin, për rastin e vrasjes së biznesmenit Reçi u tentua të shkohej tek autori, për shkak të specifikës ekzekutues.

U tentua të hetoheshin disa persona që nuk ishin më në radhët e policisë, por edhe të merreshin informacione të shumta mbi atë qitës, por sot e asaj dite nuk ia dolën të gjenin atentatorin e biznesmenit. E në fakt vrasjet që nisen, sipas dyshimeve për përplasjet në trafikun e drogës, nuk kanë të ndaluar.

Masakra e djeshme në Rrëshen dëshmon se zinxhiri i vrasjeve nuk ndalon, pasi autorët qëlluan pa mëshirë mbi të katër personat, si dëshmi terrori mbi palën e shënjestruar!

KRONOLOGJI VRASJESH MES FISEVE

Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi këtë të martë në Rrëshen dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima në Mirditë.

E fundit përplasje plumbash mes fiseve ishte tentativa e vetë viktimës Bardhi bashkë me djalin, Enrikun, për të eliminuar Sajmir Reçin, nip i Kastriot Reçit, ndaj të cilit u lëshuan breshëri plumbash më 26 mars të këtij viti, por për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar.

9 SHTATOR 2016

Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov kur pinte kafe në lokal.

28 PRILL 2017

Më 28 prill 2017, u vra në Romë të Italisë, Gaspër Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gaspër Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

6 SHTATOR 2017

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gaspër Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë.

13 GUSHT 2019

Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.

7 JANAR 2020

Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

15 SHTATOR 2020

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli, rreth 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë, u tha se ai e mohoi.

15 DHJETOR 2020

Anton Keli u ekzekutua duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohej se lidhej me hakmarrjen mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mostrat e zërit të manipuluara

‘Tabulatet hetohen nga oficerë të Xhafajt’

BIRN: Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose shpallur në kërkim…

Dumani te Ligjet për aferën e inceneratorëve: Vepra të vështira për t’u provuar