MENU
klinika

Zbulohet mesazhi i ish-presidentit

Nga qelia, Thaçi mesazh ngushëllimi familjes së Bunjakut

27.09.2023 - 18:32

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga i ka shprehur ngushëllime familjes së efektivit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën nga grupe terroriste serbe gjatë sulmeve në veri.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili sot ka shkuar për ngushëllime në familjen Bunjaku.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Lushtaku.

Afrim Bunjaku luftoi deri në fund për Kosovën duke qenë një nga rreshterët më profesionistë të vendit. Kujtojmë se ai u vra të dielën nga grupet terroriste serbe gjatë sulmeve në veri, si dhe u plagosën dy policë të tjerë. Nga shkëmbimi i zjarrit u vranë dhe tre agresorë serbë, si dhe u arrestuan pesë të tjerë. Për vrasjen e policit pati reagime të shumta nga politika shqiptare dhe ndërkombëtarët, të cilët dënuan aktin terrorist.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!