MENU
klinika

Shqipëria epiqendër e shahut

Presidenti Dervishi: Ngjarje historike në Durrës, konkurrencë dhe rekorde! (Video)

27.09.2023 - 19:54

       President i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi – Mjeshtër i Madh, i ftuar në Ora News, me gazetarin Drilon Xhepollari, flet në prag të ngjarjes shumë të madhe sportive dhe jo vetëm, që do të zhvillohet në Shqipëri. Për herë të parë, vjen në Durrës, Kampionati Europian i Klubeve të Shahut 2023.

Por, sa e vështirë ishte për vendin tonë, të fitonte të drejtën e organizimit të këtij kompeticioni?

Erald Dervishi: Është e vërtetë. Nga data 30 shtator, deri më 8 tetor, në Shqipëri do të zhvillohet kampionati europian i klubeve në shah, për meshkuj dhe për femra. Është eventi më i rëndësishëm europian, pa diskutim. Një ndër eventet më të rëndësishme botërore, përgjatë harkut kohor njëvjeçar. Në këtë event, do të marrin pjesë shahistët më të mirë të mbarë botës, sepse siç e thashë, është event europian, por është event klubesh. Klubet kanë të drejtë të marrin shahistë edhe jashtë kontinetit europian. Do të jenë shumë shahistë të fortë, të mirënjohur. Ndër 50 shahistët më të mirë të botës, si për meshkuj ashtu edhe për femra, 30 do të jenë këtu. Do të jetë gjithashtu edhe kamopioni i botës në shah, Magnus Carlsen, fama e të cilit ëshët përtej pjesës shahistike –  ai njihet si një ndër sportistët më të famshëm të rruzullit. Do të kemi kënaqësinë, t’i kemi këta shahistë në Shqipëri, për 8 ditë.

Gjithashtu, është për t’u shënuar që kemi një pjesëmarrje rekord, për këtë vit. Është eventi i 44-ët i kampiobnatit europian të klubeve për meshkuj dhe i 28-të, për femra –  dhe këtë vit, është thyer rekordi i pjesëmarrjes.

Pra, veç cilësisë kemi një numër të jashtëzakonshëm. Rreth 900 shahistë, trajnerë, shoqërues që marrin pjesë. Do të jetë nje festë sportive. Do t’i japë një hijeshi të jashtëzakonshme, si sportit të shahut, ashtu edhe sportit shqiptar, në përgjithësi. Kam bindjen e plotë, që nga ky numër i madh personash – pjesa dërrmuese, vjen në Shqipëri për herë të parë – kjo besoj, është një kënaqësi e shtuar edhe përtej sportit.

Nuk diskutohet që, për një event kaq madhor, kur gërshetohet cilësia e lartë, me një masivitet kaq të madh, eventet vështirësohen dhe organizimi sa më me sukses, bëhet gjithmonë dhe më i vështirë. Besoj, se i kemi marrë masat e duhura, që ky event të organizohet në perfeksion dhe më një mbarëvjarje sa më të suksesshme. Vështirësi ka, nuk diskutohet, por stafi teknik dhe drejtues, që e ka marrë përsipër, do t’ia dalë me sukses.

Aktualisht, eventi do të ndërthuret ndërmjet Durrësit dhe Tiranës. Epiqendra do të jetë në një resort turistik në Durrës, për çështje logjistike. Nuk diskutohet, kjo edhe për çështje qetësie, bukurie natyrore… pranë bregdetit të Golemit, në Durrës. Ndërsa, mbrëmjen  përmbyllëse, do ta organizojmë prane Pallatit të Brigadave, në Tiranë. Bashkia e Tiranës, që gjej rastin ta falënderoj, ka marrë përsipër organizimin e kësaj mbrëmjeje Gala.

Po ashtu, përgjatë eventit do të kemi mundësinë edhe të mbajmë Bordin Drejtues të Federatës Europiane të Shahut, që do të mblidhet pranë ambienteve të Kryeministrisë. Pra, do të ketë një sërë aktivitetesh dytësore, krahas atij kryesor.

Shqipëria do të marrë pjesë më 5 ekipe. Janë 3 ekipe për meshkuj dhe 2 për femra. Janë ekipe dinjitoze, ekipeshumë  të mira. Mund të veçoj, pa diskutim, një epik që besoj, se do jetë më konkurrent se ekipet e tjera dhe që mund të rrije ose në zonën e medaljes, ose pranë zonës së medaljes. Është ekipi i Teutës, që ka në formacion një ish-kampione bote, bullgarja e e njohur Antuaneta Stefanova, bashkë me me 2 mjeshtre të mëdha polake. Por, bukuria e këtij ekipi është prania e dy supertaleneteve shqipare. Do të kemi Klerin, e cila është vetëm 12 vjeç dhe Ailin, vetëm 10 vjeç. Të dyja, janë talente. Të dyja janë mjeshtret e mëdha, të ardhshme. Kanë dhënë prova, kanë luajtur në evente të ndryshme ndërkombëtare dhe kanë pasur rezultate shumë të mira. Shpresojmë që ky event, t’i gjejë në formën e duhur, për të arritur rezultate të larta. Një gjë është e sigurtë, që spektakli dhe konkurrenca, nuk do të mungojnë, për këtë ekip. Besoj, kjo do të emocionojë mjaft sportdashës të shahut, por edhe më tej.

Vitet e fundit, kemi bërë përpjekje të shtuara për të masivizuar sportin e shahut. Përfshirja e shahut në shkolla është një ndër objektivat tona, që është arritur pjesërisht. Do të shpresonim shumë, që në të ardhmen e afërt, ky projket të shtrihej më masivisht. Aktualisht, ka gjetur mbështetje në qytetet e Durrësit dhe Tiranës. Do të dëshiroja që të gjente hapësirë në mbarë Shqipërinë, jo vetem gjeografikisht, por edhe në mënyrë sasiore. Kjo, sepse edhe Durrësi dhe Tirana, nuk janë mbuluar plotësisht. Një pjesë e vogël e shkollave e kanë përfshirë shahun dhe jo si kurrikul, por si një lëndë pas mësimit, le të themi, jo e detyrueshme.

Ky event, përpos që do të sjellë mbi 900 veta në Shqipëri, për një periudhë 8-ditore, ndiqet me “live broadcast” nga ECU Youtube Chanel e i Federatës Europiane të Shahut, si dhe nga televizioni i Komitetit Olimpik Shqiptar – dhe këtu gjej rastin, të shpreh falënderimin për bashkëpunimin në këtë drejtim, që do të mundësojë dhe ndjekjen teknike, në organizimin e këtij broadcast-i. Besoj, kampionati mund të ndiqet nga rreth 100 mijë veta në ditë, në mbarë Europën. Gjithashtu, ky event ndiqet në Live Transmition – ndeshjet, që transmetohen live dhe kushdo mund t’i shohë. Do të ndiqen nga rreth 1,3 – 1,4 milion njerëz në ditë. Çfarë do të thotë, se ky event do të ndiqet nga rreth 10 milion shikues në tërësi, në mbarë botën.

Pra, le të themi se vëmendja e shahut botëror,  në këto 8 ditë, do të jetë në Shqipëri.

Shahu është një sport që ndiqet masivisht, në mbarë botën. Janë rreth 8 milionë njerëz, pra 1/10 e botës, që e ndjek shahun në mënyrë të vazhdueshme. Dikush më shuimë, dikush më pak, por ndiqet masivisht dhe kjo është një ndër anët positive, që sporti i shahut gëzon, në raport me sportet e tjera. Ka një ndjekje dhe një pjesëmarrje shumë të gjerë edhe  të dashamirësve. Sepse luhet online, luhet në sallë…  Të gjitha këto, nuk diskutohet që do të ndikojnë që, jo vetëm sporti i shahut ,në Shqipëri, por edhe Shqipëria, të ndiqet nga një numër njerëzish, që nuk janë pak. Ndoshta, shumica prej tyre, nuk e dinë se ku ndodhet. Një ndër anët pozitivë të këtyre eventeve madhore, është edhe promovimi i turizmit dhe kuturës shqiptare. Kjo, nuk do të ndihmojë vetëm sportin e shahut në Shqipëri, por do të promovojë edhe turizmin. Do të organuizojmeë dhe disa usdhëtime të shkurtra, në qendra historike afër  zonës ku zhvillohen garat. Si një lloj olimpiade e vogël, ky aktivitet do të shërbeje edhe në promovimin e  e elementeve të tjera të rëndësishme, si kultura apo kulinaria. Ju do të thoni, se nuk është ndonjë gjë për t’u mburrur, por edhe pjesa e ushqimit, edhe kulinaria është një ndër gjërat më të mira, që ne kemi.

Sporti, mbetet ndër elelmetet kryesore të promovimit të vendit  dhe sportistët elitarë, ambasadorët më të mirë!..

 

achf.org.al / Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!

Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut