MENU
klinika

Megaoperacioni i policisë

I penduari i drejtësisë fundos grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

27.09.2023 - 22:46

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes, ku mes tyre janë dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Mësohet se këto arrestime nga policia kanë ardhur për shkak të bashkëpunimit të të arrestuarit Artan Tafani, i riu i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

Në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Sipas burimeve, mësohet se Tafani ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.