28.09.2023 - 13:18
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e YSL Beauty dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”.
Ylli i shumë hiteve botërore ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare!
Madje gjatë një interviste të fundit, këngëtarja e famshme u pyet çfarë këshilla bukurie ka marrë prej grave të vendit të saj, ndërsa përgjigjja e Duas ishte e goditur.
“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese te gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.