Vrasjet dhe atentatet e javës së fundit kanë shkaktuar ‘tërmet’ në Policinë e Shetetit, e ka nisur reformimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit edhe në rrethe.
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me qëllim dhënien e impulseve të reja forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Lidhur me ngjarjen në qytetin e Rrëshenit, ku u vra një shtetas dhe u plagosën disa të tjerë, pas analizës së bërë lidhur me veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për ndjekjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për shkak të mostrajtimit/mosanalizimit të duhur të konflikteve ndërmjet fiseve në Rrëshen, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur:
– shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë, Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të kryekomisar Gentian Berberi;
– shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, kryekomisar Artur Cara;
– emërimin në detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të kryekomisar Altin Mena;
– shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, komisar Paulin Çupi dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.
Po ashtu, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit edhe në Fier, ku është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani.
Në Berat, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë, kryekomisar Ermir Gërxhani.
Në Pogradec, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë komisar Elton Halili.