MENU
klinika

Kryeministri nuk e pranon: Ideja u soll në Kosovë nga Serbia

Asociacioni/ Kurti kundër Osmanit

29.09.2023 - 17:22

Edhe njëherë qëndrimet e Prishtinës në lidhje me krijimin e asociacionit për katër komunat e veriut të Kosovës që banohen nga shumica serbe, janë të paqarta.

Vetëm dy ditë pasi presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Prishtina është e gatshme të diskutojë një draft për krijimin e këtij mekanizmi me Uashingtonin, kryeministri Albin Kurti e cilëson një ide serbe.

Në një intervistë për mediat zvicerane i pari i Qeverisë së Kosovës thotë se formimi i asociacionit është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë – dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës.”

Deklaratë kjo jo vetën që bien në kundërshtim me presidenten Vjosa Osmani, por edhe me deklarata e tij të mëparshme. Në takimin e Ohrit, kur Kurti u takua me Vuçiç, kreu i qeverisë pranoi planin franko-gjerman. Ndër pikat kryesore që kryeministri konfirmoi se do të zbatonte ishte formimi i asociacionit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!