MENU
klinika

Ngjarja ndodhi në sy të vajzës

E preu makineria e mishit, humb jetën gruaja shqiptare në Greqi

30.09.2023 - 09:17

Vdes në mënyrë tragjike gruaja shqiptare në vendin e saj të punës. Ngjarja ndodhi dje në Mesolongji, teksa gruaja po punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.

Mediat e huaja thonë se gruas, rreth 50 vjeçe, në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti. Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar. Mësohet se shqiptarja kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi