MENU
klinika

‘Pas 15 vitesh dorëhiqem nga çdo post’

Adriatik Lapaj bën premtim publik dhe fton qytetarët t’i bashkohen te ‘Shqipëria Bëhet’!

30.09.2023 - 14:55

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj Lëvizje.

I bindur se ky vend bëhet vërtet, Lapaj u zotua edhe me një premtim publik, se ai personalisht pas 15 vitesh do heqë dorë nga çdo post publik.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë iniciativën në mision”, thotë ai.

Lapaj bën me dije se Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ do të vazhdojë rrugëtimin e bashkëbisedimeve edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë, madje edhe jashtë saj.

Dakord, ky vend bëhet dhe s’ka diskutim.

Po puna është se kush e lë të bëhet.

Puna është se njerëzit ‘janë regjur me vaj e me uthull’ me këto punë dhe e di ç’thonë lart e poshtë edhe për ju zoti Lapaj?

Që jeni i futur nga ‘peshkaqenët’ e mbi 3 dekadave.

Ec e mbushi mendjen Popullit t’ju besojë dhe juve tani.

Mos i vini faj se kanë vuajtur, janë grabitur e janë mashtruar aq shumë, sa as vetes nuk i besojnë më.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantimi zyrtar në 18 shtator

Zbulohet emri i partisë së Adriatik Lapajt