MENU
klinika

Milani 'likuidon' 2-0 Lazion, Napoli fiton me goleadë në Serie A

Lautaro shënon rekord në Seria A, ‘poker’ golash nga sulmuesi!

01.10.2023 - 13:54

Seria A e futbollit është në javën e shtatë. Në Itali gjithçka këtë të shtunë nisi në 15:00, aty ku Napoli fitoi 0-4 kundër Lecces në Puglia. Në 18:00 Milani fitoi 2-0 me Lazion në “San Siro”, ndërsa në 20:45 Salernitana humbi 0-4 në shtëpi me Interin. Zikaltërit kryesojnë Serinë A.

Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce vendase nuk i bëri ballë Napolit, me kampionët në fuqi të Italisë që fituan 0-4 në udhëtim, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Ostigard në minutën e 16-të hapi ndeshjen për djemtë e Rudi Garcia, që me këtë rezultat mbyllën pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ishte Osimhen që shënoi në minutën e 51, Gaetano në të 88 dhe Politano nga pika e bardhë e penalltisë në shtesën e pestë (90+5) shënoi për 0-4. Me këtë fitore, Napoli ngjitet momentalisht në kuotë e 14 pikëve në vendin e tretë. Lecce me 11 pikë qëndron në vendin e shtatë. Në fushë 90 minuta për Leccen ishte edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë dhe ishte lojtari me paraqitjen më të dobët te vendasit, duke u vlerësuar me notën 5.6 në këtë duel.

Milani fitoi 2-0 kundër Lazios në “San Siro” dhe merr vendin e parë përkohësisht në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, pasi mundën Cagliarin në transfertë, siguruan sërish tri pikë këtë herë kundër Lazios. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, teksa Pulisic në të 60 minutë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Pas këtij rasti, Lazio e shtoi presionin, por nuk gjeti barazimin. Për të vulosur tri pikët mendoi Okafor, që shënoi në minutën e 88-të. Formë e mirë edhe nga Leao, që asistoi në dy rastet e golave. Me 18 pikë, Milani merr vendin e dytë në Serie A.

Interi fitoi 0-4 kundër Salernitanës për javën e shtatë në Serie A. Zikaltërit dominuan ndeshjen në transfertë, teksa të katër golat u shënuan nga Lautaro Martinez në pjesën e dytë. Argjentinasi shënoi në minutat 62, 77, 85 (penallti) dhe 89. Në minutën e 54 të ndeshjes në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu. Shqiptari kishte mundësinë e një supergoli, me goditjen e dënimit në minutën e 70-të që për pak milimetra shkoi mbi traun e portës. Pas javës së shtatë, Interi me 18 pikë kryeson Serinë A.

Serie A – java 7, e shtunë:

15:00 Lecce 0-4 Napoli (Ostigard 16′, Osimhen 51′, Gaetano 88′, Politano 90+5′)

18:00 Milan 2-0 Lazio (Pulisic 60′, Okafor 88′)

20:45 Salernitana 0-4 Inter (Martinez 62′, 77′, 85′ (p), 89′)

Renditja:

Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij