MENU
klinika

Sveçla publikon pamjet

“Autorët e sulmit në Veri u përgatitën në pronën e Radoiçiçit”

01.10.2023 - 19:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha publikuan pamje të nxjerra nga dronët e sekuestruar, që tregojnë terroristët serbë duke u përgatitur disa ditë para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla.

Ai tha se provat e paraqitura me video dëshmojnë “përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”.

“Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviç dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç”, tha Sveçla.

Ai tha se “ushtria e Serbisë ia kishte dhënë Serbisë të gjithë armatimin e konfiskuar”.

Pamjet, siç tha ai, dëshmojnë se në drejtim të Policisë pati të shtëna me armë të kalibrave të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.

Siç raporton “Express”, ai tha se provat janë të pakontestueshme dhe se tani “është i domosdoshëm dënimi dhe sanksionimi i këtij sulmi terrorist nga faktori ndërkombëtar”.

Drejtori i Policisë tha se videot dëshmojnë se aktivitetet e grupit terrorist u zhvilluan edhe në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiçit në Serbi.

“Shihen veprimet dhe aktivitetet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiçit”, tha Gazmend Hoxha.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë