01.10.2023 - 19:22
Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Karavangeli” dhe “G. Papadopoulou” dje rreth orës 5:30 të pasdites.
Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.
Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.