Vëllai i aktorit Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratën që ky i fundit bëri live në emisionin e tij, duke ofenduar rëndë këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Në një postim në Instastory, ai shprehet:
Fjalët e një mbreti do t`i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës.
Gjuha fyese dhe aspak e hijshme që aktori Albano Bogdo përdori si ‘komedi’ në emisionin e tij në televizionin ‘Vizion Plus’, po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht.
“A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai.
Reagimi që prisnim ishte ai i organeve përgjegjëse si dhe televizionit Vizion Plus, ku transmetohet emisioni i Albano Bogdos. Por mesa duket nuk ishte ai që prisnim, asnjë falje publike, asnjë deklaratë që mund të justfikonte veprimin e turpshëm të aktorit. E megjithatë, televizionit duket se i ka pëlqyer ‘zhurma’ e shkaktuar, pasi emisoni do të vazhdojë të transmetohet.