MENU
klinika

"Duhet të luftojmë për Serbinë tonë!"

Vuçiç thirrje qytetarëve: Qëndroni me kokën lart

04.10.2023 - 18:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dale me një mesazh për të gjithë qyetarët serbë. Përmes një postimi në “Instagram”, Vuçiç i është drejtuar atyre duke i thënë që të qëndrojnë me kokën lart dhe se do të vazhdojnë të luftojnë më fort për vendin e tyre.

Ai u ka kërkuar atyre që të punojnë më shumë dhe të mbrojnë Serbinë.

 “Do të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më shumë për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo vend, ta ruajmë vendin tonë”, shkruan Vuçiç.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vuçiç dha një intervistë për CNN ku foli për ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës, ku si pasojë e sulmit të kriminelëve serbë humbi jetën dhe efketivi Afrim Bunjaku. Vuçiç sërish doli në krah të qytetarëve të vet duke thënë se sulmi i tyre ishte për vetëmbrojtje. Ai theksoi se nuk përkrah vrasjen e policit, teksa kërkoi dhe shtim të forcave të KFOR-it në kufi me Kosovën.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!