anë mbledhur sot në Tiranë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të shteteve anëtare të procesit të Berlinit.
Për herë të parë vihen përballë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj serb Ivica Daçiç, pas tensioneve në Veri.
Takimi në Tiranë zhvillohet në kuadër të samitit të radhës së këtij procesi, që do të zhvillohet po në Tiranë në 16 tetor, për herë të parë në një vend jo anëtar të BE.
Takimi do të drejtohet nga Igli Hasani, ministri i jashtëm i Shqipërisë, vendit që mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit, 2023.
Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) dhe Zyra e Bashkëpunimit Rajonal Rinisë, ( RYCO).
Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjendën e Gjelbërt, atë Digjitale dhe përafrimin e BP me Tregun Unik të BE.