MENU
klinika

Prindërit kallëzim për neglizhencë

Kishte probleme me zemrën, vdes foshnja 8 muajshe në Tiranë!

06.10.2023 - 13:22

Një foshnje 8 muajshe ka ndërruar jetë në pediatrinë në Tiranë rreth dy javë më parë.

Prindërit e foshnjes kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Raportohet se foshnja 8 muajshe, nga fshati Grudë e Shkodrës, ishte shtruar në spital pas një problemi me zemrën dhe do të duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë, raporton News24.

Prindërit kanë pretenduar se shkak për vdekjen e fëmijës ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

I mituri fillimisht është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas është transferuar në Tiranë, ku edhe është intubuar, por ka humbur jetën.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin