MENU
klinika

"BE të marrë sa më shpejt masa ndëshkuese"

Gërvalla kritika Serbisë nga Tirana: Po sillet si një mini Rusi

06.10.2023 - 16:03

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, nga Tirana ka lëshuar kritika të forta ndaj Serbisë. Në një prononcim për gazetarët pas pjesëmarrjes në ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo kërkoi nga ndërkombëtarët që të marrin masa ndaj Serbisë.

Sipas saj, duhet të bëhet ndëshkimi i Beogradit në mënyrë që të rinisë dialogu mes dy vendeve.

Është shumë e rëndësishme që të kuptohet mesazhi që na ka dërguar Serbia dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe të merren masat e nevojshme. Serbia sillet si një mini Rusi e cila çdo shtet fqinj të saj e trajton në atë mënyrën që mendon se ata kanë të drejtë, që ata duhet t’u kthehen shteti serb. Prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është shumica  e armatimit. Kemi gjetur armë nëpër vetura, ndërtesa, nëpër shtëpitë e terroristëve që kanë kryer sulmin. Nëse bashkësia ndërkombëtare e lë Serbinë të kalojë pa pasoja, atëherë e shohim të pamundur vëzhdimësinë e negociatave. Duhet të ketë prioritet siguria, procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por duhet të jetë i dizajnuar në atë formë që të prodhojë sukses. Me një partner dialogu në tavolinë, në të njëjtën kohë trajnon terroristë që të sulmojnë Republikën tonë, është shumë e vështirë për ne që të ulemi. Është e qartë që pa sanksionuar Serbinsë, ajo nuk ka për ta mësuar. Qytetarët e Serbisë do kenë të vështirë të ngrenë zërin për të disiplinuar qeverinë e tyre për kërkesa”, u shpreh ministrja e Jashtme e Kosovës.

E pyetur se kush do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahen në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti. Ajo nënvizoi se këtë nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës dhe ky vendim ende nuk është marrë.

Me datë 16 se kush merr pjesë atë se vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne e mendojmë mirë kush merr pjesë për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje. S’ka vendosur kushte organizatori as nuk kemi vendosur. Të gjithë përfaqësuesit tonë kemi një gjuhë që e përdorim dhe ajo gjuhë jo vetëm që shpreh shqetësimin e Kosovës por tregon edhe rrugëdaljen”, tha ajo.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!