MENU
klinika

“Shqipëria bëhet”

Adriatik Lapaj: Ja kur do të marrim pjesë në zgjedhje

06.10.2023 - 22:15

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ketë dhe një garues të ri, por garuesit nuk janë politikanët e zakonshëm.
Lëvizja e re “Shqipëria Bëhet” me një nga themeluesit, Adriatik Lapaj, i ka të qarta rrethanat në të cilat do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ne kemi 4 pika për demokratizimin e vendit: 1. Hapja e garës përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor. 2. Vota e emigrantëve. 3.Ligji për referendumet. 4. Depolitizimi i administratës zgjedhore: Nëse këto nuk realizohen patjetër që do të marrim pjesë në zgjedhje, sepse do të kërkojmë nga qytetarët një mandat politik për t’i bërë vetë këto,” tha Adriatik Lapaj në një intervistë për emisionin “Pa censurë”.

Të gjitha këto ndryshime që kërkon Lëvizja nuk mund të bëhen pa ndryshimin e Kushtetutës apo Kodit Zgjedhor në Parlament, ku “Shqipëria Bëhet” nuk ka asnjë përfaqësues.

Por Adriatik Lapaj besoj se ka një aleat më të madh se politikanët.

“Do të mobilizojnë qytetarët t’u bëjnë presion të zgjedhurve të pranojnë ndryshimet ligjore. Do të ketë imponim përmes propozimeve për ndryshime ligjore, përmes daljes në sheshe, përmes përballjes politike, nëse nuk do të ketë zgjidhje, deri në çastin kur të vijnë zgjedhjet,” u shpreh Adriatik Lapaj.

Në lidhje me preferencat për sistemin zgjedhor, ai thotë se “Shqipëria Bëhet” mbështet një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, si sistemi më përfaqësues dhe i drejtë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin