MENU
klinika

“Na mungon zëri, fjala...”

Anjeza Shahini, dedikim rrëqethës për të atin e ndjerë

20.12.2018 - 18:51

Anjeza Shahini është shkëputur nga bota e muzikës prej momentit që u zhvendos në Angli me bashkëshortin e saj, por sërish ajo mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera në Shqipëri që prej kohës kur na përfaqësoi me dinjitet në Eurovision.

Anjeza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj persona në këtë rrjet.

Ajo flet në emër të familjes teksa shkruan se u mungon edhe kolla e tij që ndihej që kur ngjiste shkallët.

“Sot babushi do festonte 65 vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tone,”- shkruan Shahini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN