MENU
klinika

Fier

Shisnin tollombace me oksid azoti, arrestohen 3 persona

07.10.2023 - 10:30

Në vijim të megaoperacionit policor antidrogë i koduar “Tempulli”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame.

Tre të arrestuarrit kishin përshtatur katin e parë të një lokali për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot).

Mësohet se një 15-vjeçar përfundoi në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasikonsumoitullumbaceme azot.

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, në vijim të zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla, si dhe bazuar në inteligjencën policore të siguruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, si dhe shitjes së lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R. X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge, dhe në bashkëpunim me shtetasit G. X dhe E. L., iu shitnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare), lëndë të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me gaz Azot), dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë.

Gjatë kontrolleve, këta 3 shtetas u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalitl.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Këta shtetas dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tollumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.“-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier