MENU
klinika

Detaje të reja

Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

07.10.2023 - 12:21

Detaje të reaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar.  Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Euronews, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor:
kartela e vdekjes

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë. Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.