“Blick” ishte e para që publikoi foton e një kosovareje me uniformë ushtarake e duke bërë shqiponjën, më pas me shpejtësi ajo pushtoi portalet, por edhe rrjetet sociale.
Është fjala për 24-vjeçaren Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zvicrës. Ajo ka postuar në profilin e saj ‘Insagram’ një fotografi duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bënë më të veçantë është veshja e saj në uniformë ushtarake ku shihet emri Kosova. Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Bukuroshja shqiptare u “akuzua” se po tradhtonte Zvicrën, por vajza reagoi duke thënë se nuk e shesh aspak me vend këtë.
Ajo ka folur për “Blick” duke treguar edhe detaje nga jeta e saj. Ajo është shprehur se punon në një dyqan ku shet edhe rroba me logo të UÇK.