Serie A e futbollit do vijojë këtë të diel me pesë ndeshjet e mbetura të javës së tetë. Në 12:30 gjithçka nisi me fitoren 3-0 në Monzës kundër Salernitanës. Në 15:00 Lazio fitoi 3-2 me Atalantën në “Olimpico”, me Hysaj dhe Gjimshiti që ishin titullarë në derbin e shqiptarëve. Në mbrëmje fusha për Romën dhe Napolin.
Në stadiumin “Brianteo”, Monza fitoi 3-0 kundër Salernitanës për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Palladinos ishte më e vendosur në fushë, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Colpani në të nëntën minutë dhe Vignato në të 18 minutë shënuan për vendasit, teksa në pjesën e dytë Pessina i vendosi “vulën” tri pikëve. Me 12 pikë, Monza ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë, teksa Salernitana mbetet në vendin e parafundit me vetëm tre pikë.
Në “Olimpico” në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu “derbi i shqiptarëve” foli për mbrojtësin e Lazios.
Serie A – e diel, java 8:
12:30 Monza 3-0 Salernitana
15:00
Frosinone 2-1 Verona
Lazio 3-2 Atalanta
18:00 Cagliari – Roma
20:45 Napoli – Fiorentina