MENU
klinika

Mijëra apartamente me qera

Qeveria shqiptare marrëveshje me AirBnB për taksimin e tyre

08.10.2023 - 20:32

Qeveria është e pakënaqur me kontributin e sektorit të turizmit në buxhetin e shtetit për këtë sezon turistik, i cili surprizoi me shifrat e vizitorëve të huaj. Në 2022, të ardhurat në total arritën në 2.8 miliard euro, ndërsa pritshmëritë janë se këtë vit do të arrijë në 4 miliard euro. Por sipas zv.ministres së Turizmit Vilma Bella, ulja vite më parë e TVSH për hotelet në 6 % nuk ndikoi sa duhet në formalizimin e tregut. Ndaj dhe qeveria do të përcaktojë nga viti që vjen çmime referencë në këtë sektor.

“Qeveria iu përgjigj kërkesës së vazhdueshme të biznesit për të ulur TVSH, por realiteti na tregon se jo të gjithë subjektet janë sjellë korrekt me shtetin në pagesën e detyrimeve. Informaliteti është ende prezent. Ndaj dhe ne si qeveri do të bëjmë një marrëveshje me platformat online siç është Air BNB me qëllim evidentimin e saktë të apartamenteve që jepen me qira. Të gjithë duhet të trajtohen njësoj brenda sektorit”, u shpreh Bello në emisionin E-ZONE në Vizion Plus.

Qeveria nuk ka një të dhënë të saktë të apartamenteve apo vilave që jepen me qira në platformat online. Por mendohet se janë 8 mijë apartamente në booking dhe rreth 20 mijë në Air BNB. Rreth 80 % e tyre janë në informalitet të plotë duke mos paguar detyrime në shtet. Sipas një studimi të PNUD, ky treg xhiron në një vit rreth 20 mln euro.