MENU
klinika

Me një klip

“I vetëm në shtëpi” rikthehet pas 27 vitesh

20.12.2018 - 21:03

Filmi “I vetëm në shtëpi”, i realizuar 27 vite më parë, me një atmosferë magjike festive, bëri botën të dashurohet me 8-vjeçarin në atë kohë Kevin McCallister, që mbronte veten ndaj hajdutëve.

Skena është gjithnjë e njëjta; Kevin zbret i përhumbur nga papafingoja dhe kërkon për prindërit dhe familjarët. Vetëm se kanë kaluar 27 vjet dhe vogëlushi McCallister tashmë është rritur, por me sa duket pa zënë mend.

Klipi me momentet më pikante të “Home alone” është realizuar nga “Google”, duke “ringjallur” Macaulay Culkin, aktori protagonist i filmit kult për krishtlindje, i viteve ’90. Culkin pranoi të rixhirojë shumë skena të filmit, për të shpjeguar se çdo të ndodhte sot kur ke “Google Assistant”.

Spoti kishte shumë sukses, pasi në vetëm 24 orë pati rreth 5 milionë klikime.