Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë këtë të hënë për zhvillimet në veri të Kosovës. Në njoftim thuhet se fokus është nevoja për depërshkallëzim të situatës.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
Situata e sigurisë në veri aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar. Në sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.
“Debati për aktualitetin: ‘Situata në veri të Kosovës pas sulmit të fundit dhe nevoja për depërshkallëzim’”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.
Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.