MENU
klinika

U zbulua në një video duke biseduar me ushtarët

‘Udhëhoqi’ sulmin në Izrael/ Kush është Mohammed Deif, organizatori i territorit

09.10.2023 - 12:48

Operacioni i Hamasit në Izrael nuk mund të organizohej pa një udhëheqës që organizonte personat e armatosur dhe rolet e tyre. Sipas Financial Time personi që u shfaq si hije në një video të publikuar duke biseduar me ushtarët e tij, thuhej se zëri në video i përket (ose pretendohet se i përket) Mohammed Deif, komandantit të krahut ushtarak të grupit militant palestinez.

Në artikullin e Financial Times flitet për përparimin e Deif drejt niveleve më të larta të Hamasit, madje duke lënë në hije kundërshtarët e tij në Fatah. Shumë pak persona e njohin atë, por ata që e njihnin në vitet 1980 thanë se edhe atëherë ai thirrej si Deif, por disa të tjerë thanë se e njihnin me emrin e tij të vërtetë, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, por deri në ditët e sotme vetëm një foto e tij qarkullon në rrjetet sociale.

Në intervista, analistët izraelitë dhe palestinezë, duke përfshirë njerëz që e njihnin Deifin përpara se ai të zhdukej në hijet e militantizmit palestinez, përshkruan një njeri të qetë dhe intensiv të painteresuar për rivalitetet e brendshme të fraksioneve palestineze. Në vend të kësaj, thanë ata, ai ishte i vetëm për ndryshimin e natyrës së konfliktit izraelito-arab dhe përdorimin e dhunës si një mjet për ta arritur atë.

Ai lindi në vitin 1960, i cili ishte një “fëmijë” i kampit të refugjatëve Han Younis, i cili kishte një dajë dhe baba që kishin marrë pjesë në bastisjet e viteve 1950 nga palestinezë të armatosur. Në vitet 1980, ai iu bashkua Hamasit dhe si shumë të tjerë kaloi pjesën më të madhe të jetës në burgje. Ata që e kanë njohur e quajnë një njëri të qetë, i cili nuk është i interesuar për rivalitetet e brendshme të fraksioneve palestineze, por po zhvillon taktikat e tij.

“Që nga fillimi i jetës së tij në Hamas, ai ishte i fokusuar në rrugën ushtarake. Ai ishte shumë i sjellshëm, gjatë gjithë kohës një patriot që bënte karikatura të vogla për të na bërë të qeshnim”, tha Mkhaimar Abusada, një profesor i politikës në Universitetin Al-Azhar në Gaza.

Deif nuk është i bindur se konflikti izraelito-arab do të zgjidhet me dhunë, ashtu si të tjerët në Hamas, Dief e sheh Marrëveshjen e Oslos, e cila në fund të viteve 1990 premtoi një zgjidhje paqeje, si një tradhti të rezistencës palestineze. Nofka e tij ushtarake është “Vizitori“, duke iu referuar zakonit të palestinezëve të paligjshëm për të kaluar çdo natë në një shtëpi të ndryshme për të shmangur inteligjncën izraelite.

20 vite më parë, pas një sulmi ajror izraelit, Dief humbi krahun dhe këmbën duke qëndruar në karrige me rrota, por ai prapë arrin t’u shmanget izraelitëve dhe të planifikojë operacione. Izraeli e konsideron atë përgjegjës për vdekjen e dhjetëra njerëzve në sulme vetëvrasëse. Përsa i përket konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës ai beson se tani “nuk do të ketë armëpushim” me Izraelin, “vetëm hakmarrje”.

Dief dikur ndërtonte bomba ndërsa ishte arkitekt i një programi dhjetëvjeçar për të gërmuar një rrjet tunelesh nën Gaza. Thuhet se ai ka studiuar nën Yahya Agias, një bombardues me nofkën “Inxhinieri” i cili u vra nga Izraeli në vitin 1996 me një telefon celular të mbushur me eksploziv.

Figura e tij ka frymëzuar besim dhe respekt brenda Hamasit dhe ndoshta më shumë tek të rinjtë. Operacioni i fundit ndoshta do të rrisë reputacionin e tij.

Marrë dhe përshtatur nga Financial Times