MENU
klinika

Edhe stili i jetesës ndikon shumë

Kanceri i gjirit: Ushqimet që duhen shmangur

10.10.2023 - 08:12

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, i cili shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si dëmtimi i ADN-së apo mutacionet gjenetike. Megjithatë, ndikon edhe stili i jetesës.

Stili i jetesës luan një rol kritik dhe hulumtimet e lidhin alkoolin, pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj estrogjenit dhe dieta të ndryshme – përfshirë dietat perëndimore të pasura me ushqime të përpunuara – me një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Gjithashtu theksojnë se modele të caktuara të ushqyerjes, si dieta mesdhetare, ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut për kancerin e gjirit.

Ushqime që ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit

1. Perime me gjethe jeshile
2. Agrumet
3. Peshk si salmon dhe sardele
4. Frutat e pyllit
5. Ushqimet e fermentuara, si kosi, lakra turshi etj
6. Perimet alium – hudhra, qepa dhe preshi
7. Pjeshkë, mollë dhe dardha
8. Perime si lulelakra, lakra, brokoli
9. Fasule dhe qiqra
10. Barishtet dhe erëzat, si majdazoz, rozmarinë, rigon, trumzë, shafran i Indisë, xhenxhefil etj.

Çfarë duhet shmangur

1. Alooli
2. Ushqimet e shpejta
3. Ushqimet e skuqura
4. Mishi i përpunuar si proshutë, sallam
5. Sheqeri i shtuar
6. Karbohidratet e përpunuara