MENU
klinika

Zbulohen detaje

Macron vjen së shpejti në Shqipëri/ 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie mbërrijnë në Tiranë

09.10.2023 - 14:33

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Bëhet me dije se Macron do të zhvillojë vizitën në Shqipëri gjatë datave 16 dhe 17 tetor. E teksa na ndajnë një javë nga vizita e Ramës, mësohet se 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë mbërritur në Tiranë.

Kjo është hera e parë që një president i Francës viziton Shqipërinë dhe në këto kushte siguria për Macron do të jetë e lartë.

Kujtojmë që pak orë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj , ku në fokus të bisedimeve ishte vizita e presidentit Macron dhe Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga takimi i zhvilluar mes tyre ku shkruan:  “Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.”