MENU
klinika

Ministrja Koçiu në takimin me ambasadoren e Greqisë

“Intensifikim i bashkëpunimit në shëndetësi”

09.10.2023 - 12:00

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Znj. Koçiu bëri të ditur se në takim u nënvizua rëndësia e marrëdhënieve miqësore mes dy qeverive.

“Diskutuam për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës midis institucioneve homologe të shëndetit publik dhe atë të mbrojtjes sociale si dhe për projektet e ardhshme në fushën universitare, në kuadër të programeve rajonale”, theksoi ajo.

Ministrja u shpreh se me ambasadoren e Greqisë diskutoi edhe mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën socio-shëndetësore.