MENU
klinika

Në kërkim Gëzim Çela dhe dy persona të tjerë (EMRAT)

Policia tregon kush është shefi i komisariatit që u arrestua

09.10.2023 - 18:59

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat dhe detaje në lidhje me operacionin “Flakë në det”. Sipas tij në pranga është vënë shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.

Rrumbullaku u shpreh se këta persona dyshohet se janë jashtë territorit të Shqipërisë.

“Arrest me burg për Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guza, Dritan Metaj shef i komisariatit Laç.

Sot policia ka ekzekutuar masat për shefin e komisariatit Laç, ndërsa tre shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim.

Po punohet për kapjen e tyre, pasi nga verifikimet rezulton se këta persona janë territorit të Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

Sipas drejtori të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

Sipas policisë, shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore, në bashkëpunim me policinë italiane. Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ky mjet ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. U sekuestrua, 2 armë zjarri, një shumë e majme parash, 15 celularë dhe 23 kg drogë e gjendur në det”, tha ai.