MENU
klinika

Do të mbahet në Tiranë

Samiti i Procesit të Berlinit / Zbardhen detaje nga takimi

10.10.2023 - 11:45

– Detaje të reja janë zbuluar rreth Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Mësohet se në orën 11:00 do të nisë dhe pritja e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin i cili do të ndahet në dy sesione.

Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.

Përveç kryeministrave të rajonit, në Tiranë do të vijnë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit. Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj. Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një president francez në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”

Intervistë ekskluzive, Ambasadorja e Francës

“Asociacioni s’është një “Republika Srpska” e dytë”