MENU
klinika

Detajet

Kosovë/ Komplikohet situata për rrëzimin e Qeverisë

21.12.2018 - 08:56

Pas shumë vështirësive, në shtator të vitit të kaluar Qeveria aktuale e Kosovës kishte arritur të zgjidhej me shumicë minimale të votave, 61 te tilla. Kur kanë kaluar rreth 15 muaj qe kur kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë timonin e Qeverisë së tanishme opozita nuk po arrin t’i bëjë votat e mjaftueshme për t’i dhënë fund kësaj qeverie.

Përkundrazi, rruga për ta arritur këtë synim tashmë është vështirësuar. Kështu deklarojnë zyrtarë të LDK-së, parti kjo e cila qysh para një viti pati nisur të paralajmëronte mocion për rrëzimin e Qeverisë. Sipas tyre, veprimet e fundit të PSD-së, e cila tashmë i është bashkuar koalicionit qeverisës në delegacionin për dialog, ka çuar deri te komplikimi i situatës për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”.

Mirëpo përfaqësues të PSD-së thonë se ky subjekt ka ofruar nënshkrimet e deputetëve të saj për ngritjen e mocionit, porse LDK-ja, siç shprehen ata, nuk kanë bërë kurrfarë përpjekjeje për ta konkretizuar një gjë të tillë.

Rrjedhimisht dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, tashmë kanë mbetur pa ndonjë plan konkret që do ta funksionalizonte mocionin për rrëzim të Qeverisë, shkruan Zeri.

Deputetët e LVV-së vlerësojnë se plani i vetëm për të çuar deri në rënien e Qeverisë mbetet bashkëpunimi me disa deputetë të partive të koalicionit qeverisës.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!