MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

6 mijë banorë të rritur në Bashkinë Himarë e 4.2 mijë në Bashkinë Konispol

11.10.2023 - 19:42

Pandemia Covid-19 solli miliona vdekje në botë dhe mijra në Shqipëri, por rastësisht u bë sebep që të matet ekzaktësisht sa banorë të rritur votojnë në Shqipëri. Meqë kufijtë e vendit ishin mbyllur prej pandemisë, vetëm zgjedhësit me banim këtu mund të votonin. Rreth 1.65 milionë votuan në total më 25 prill 2021, e nga këta, rreth 6 mijë në territorin e Bashkisë Himarë (23 fshatra gjithsej) dhe 4.2 mijë në atë të Bashkisë Konispol (17 fshatra gjithsej).

Po i theksoj këto dy bashki të vogla, sepse tani që po zhvillohet Censi, ato janë në qendër të vemendjes së opinionit publik rreth pyetjes mbi përbërjen e tyre etnike. Në qoftë se përqindja e të vetëdeklaruarve si etnikë grekë në këto bashki rezulton mbi 20%, ato duhet të konsiderohen zyrtarisht si bashki minoritare, me privilegje të ngashme me bashkitë tashmë zyrtarisht minoritare të Dropullit e Finiqit.

Rreziku i deformimit statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen kryesisht nga emigrantët që mund të vijnë vetëm sa për të regjistruar familjarët e tyre si banues këtu, ndërkohë që janë banues permanentë në Greqi (Censi kudo në botë ka për detyrë të regjistrojë vetëm banorët e një vendi, e jo banorët e vendeve të tjera – për emigrantët, mund të grumbullojë thjesht të dhëna plotësuese). Rreziku i ardhjes së emigrantëve nga Greqia me autobuzë u demonstrua më 14 maj të këtij viti, kur në Bashkinë Himarë votuan rreth 2 mijë zgjedhës më shumë se sa gjatë pandemisë (kur kufiri ishte i mbyllur), ndërsa në Bashkinë Konispol, rreth 300 më shumë.

Një rrezik tjetër për deformimin statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen nga praktika e anketueseve të Censit për të pyetur gjitonët rreth familjeve ku nuk përgjigjet askush kur trokasin. Gjitonët mund të japin të dhëna për pjestarët e famijes përbri, pavarsisht se ajo ka vite që banon në Greqi…

Dhe një rrezik i tretë vjen prej anketueseve të Himarrës e Konispolit, që i dinë historikisht origjinat etnike të familjeve, dhe për t’i rënë shkurt, regjistrojnë si banues këtu edhe pjesëtarë që kanë emigruar me kohë në Greqi.

Duke u kthyer te shifrat 6 mijë dhe 4.2 mijë të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe zgjedhësit nuk mund të vinin me autobuza nga Greqia), mund të thuhet se ato shërbejnë si një letër lakmusi statistikor i Himarës e Konispolit, për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë rritje artificiale të numrit të banorëve të rritur (18 vjeç e sipër) gjatë zhvillimit të Censit. Në dy vjetët e fundit, vërtet që disa votues të prillit 2021 mund të kenë vdekur në këto dy bashki të vogla, por të rinjtë që i zëvendësojnë ata mund të kenë marrë rrugën e emigracionit ndërkohë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!