MENU
klinika

Ceko: Izraeli s’prodhon drithëra...! T’i ofrojmë marrëveshje!

Çoçoli: Lufta mund të na japë oportunitete!

11.10.2023 - 20:46

Ekspertët e ekonomisë Enriko Ceko dhe Fatos Çoçoli të ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn kanë folur për raportet ekonomike Shqipëri-Izrael dhe si mund të ndikohen nga lufta.

Ceko nënvizoi se Izraeli është importues i ushqimit pasi nuk prodhon drithëra, ndërsa në vendin tonë janë 300 mijë hektarë tokë që nuk mbillen. Kësisoj ai shtroi idenë se mund t’i propozohen marrëveshje jo vvetëm për ushqimet por edhe për fasonët, duket qenë se nevojat janë të mëdha.

“Ekonomia shqiptare ka qenë gjithmonë ekonomi situacionale kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mirë situatat, megjithatë do të thosha se ne kemi industri fason. Aty janë 3 milion rezervistë që duan veshje këpucë. Tjetër është kjo pjesa e ushqimit. Izraeli është importues neto i ushqimit sepse nuk ka tokë buke pavarësisht se ka sukses të jashtëzakonshëm në prodhimin në sera nuk prodhon sasi mjaftueshëm për drithërat e bukës. Këtë gjë mund ta shfrytëzojmë, kemi 300 mijë ha tokë që nuk e mbjellim. Kjo tokë mund të shërbejë për ti eksportuar. Për ça rri kot ky 300 mijë ha. Kur flasim për marrëdhënie të kësaj natyre një shtet me një shtet ndoshta mund të mos kenë dëshirë të bëjnë biznes me njëri tjetrin, por nuk kuptoj përse komuniteti i biznesit nuk ulet në tavolinë të diskutojë”, tha Ceko.

Edhe Çoçoli bëri disa sugjerime sesi vendi jonë në këtë situatë mund të përfitojë nga ana ekonomike duke propozuar marrëveshje.

“Mënyra sesi prodhon shumë produkte bujqësore Izraeli e ka të një efektiviteti të jashtëzakonshëm. Bujqësia jonë që jo si Izraeli dhe të paktën ne kemi pak tokë. Me shpikjet dhe të gjitha gjërat që kanë bërë bujqësi izraelitë mund të merrte shumë. Pra çfarë mund të mësojmë nga Izraeli. Si ta rrisim prodhimin e produkteve tona. Lufta krahas vështirësive Lufta krahas vështirësive dhe rreziqeve që sjell mund të japë një oportunitet një mundësi sepse me të drejtë Izraeli ka 10 fishin rezervistë dhe kanë nevojë për të siguruar mbijetesën e tyre. Për këta 3 milion rezervistë mund të ketë nevojë dhe s’kanë pse ta kërkojnë vetë rezervistët. Po ti jepnim një ofertë do ta shikonte me përparësi” shtoi Çoçoli.

“Ka një faqe interneti ministria e tregtisë së Izraelit ku janë të listuara të gjitha kërkesat që kanë për produktet dhe shërbimet. Unë do thoja pjesën e produkteve likuide përfshirë dhe ujin. Izraeli ka vetëm një burim ujor. Lumi Jordan që është konflikti”, deklaroi më tej Ceko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


REL: Projekt në kohën kur “siguria është e cenuar”

“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE-në