MENU
klinika

Mero Baze

Një rezolutë dhe 100 rezultate

12.10.2023 - 20:42

Rezoluta ishte e shkurtër, një paragraf. Të gjitha palët binin dakord të mbështesnin Rezolutën e Kuvendit të Kosovës rreth situatës në Veri, pas sulmit të 24 Shtatorit. Kjo është rezoluta më e shkurtër që ka miratuar Kuvendi jonë dhe ndoshta dhe më e sakta, sa I përket Kosovës, pasi të paktën gjetën kujt t’ia drejtojnë Rezolutën këtë radhë. Ja drejtuan si mbështetje Kuvendit të Kosovës.

Përkundër rezolutës shumë të shkurtër, fjalimi I Edi Ramës ishte ndoshta më I gjati në atë Kuvend. Ai I hyri me rrënjë gjtihë qëndrimeve të tij për Kosovën për tia shpjeguar sallës dhe publikut.
Kaq duhej që të kuptoje pastaj që askush nuk kish dashur rezolutën por fjalimin e Ramës. Për atë ishte e gjithë beteja.

Por nëse Edi Rama e bëri të qartë se çfarë ka menduar në çdo kohë për Kosovën, madje dhe kur nuk ishte kryeministër gjithë kundërshtarët e tij, provuan se çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe jo për Kosovën.
I morën një nga një paragrafët e tij, dhe I nisën në luftë disa pro Vuçiqit, disa kundër Albinit, të tjerë kundër policit të vrarë në Kosovë, disa pro Milan Radoiçiqit, e kështu me radhë.

Pra e vetmja gjë e qartë ishte se gjithë opozita jonë, nuk kishte ndonjë qëndrim të saj për Kosovën, por secili që fliste rrëmbente ndonjë paragraf nga qëndrimi I Edi Ramës e kthente në gurë dhe pastaj si të ishte pjesëtarë I Intifadës e vërtiste mbi podiumin e Kuvendit, me shpresë se do kapte Edi Ramën, ngaqë është i gjatë..

Fjalimet dëshmuan se sa mizorë është Kuvendi I Shqipërisë në raport me Kosovën, sa pak dhe sa sipërfaqësisht e njohin atë, sa të papërqendruar janë tek thelbi I problemit të Kosovës dhe mbi të gjitha sa pak e njohin dhe gjeografikisht, dhe personalisht Kosovën. Dhe ndonjë si Flamur Noka që ka një farë njohje se ka qenë në zyrat e UDB që më 1991 apo Berisha që ka 30 vjet që e përdor Kosovën për halle të veta, nuk ja dolën dot të flasin për Kosovën.

Sikur Edi Rama të mos fliste aq gjatë aq hollësisht, dhe me aq shumë lëndë rreth zhvillimeve në Kosovë, kam frikë se aty nuk do të kishin çfarë të diskutonin, ngaqë nuk dinë asgjë për Kosovën.

Rezoluta ishte një shpëtim për të gjithë, pasi nuk I turpëronte të futeshin në hollësira për situatën në Kosovë, ngaqë i ftonte të mbështesnin Kuvendin e Kosovës. Me një rezolutë tërësisht unanime dhe ata kishin 100 rezultate të ndryshme. Merre me mend, sikur ti lësh këta deputetë të formulojnë vet nga një qëndrim për Kosovën, çfarë mund ti bënin Kosovës. Dhe i vetmi moment kur u ngritën të tërbuar dhe rrethuan podiumin nuk ishte tradhtia e Edi Ramës ndaj Kosovës, por tradhtia e tij ndaj Gazmend Bardhit duke njohur Lulzim Bashën për kryetar PD. Aty nuk duruan më dhe ishin gati ti vinin zjarrin Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!