MENU
klinika

Thirrje përfaqësuesve serbë në Kosovë

Vuçiç: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje në veri

13.10.2023 - 12:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë sa më shpejt, zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë do t’i kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt. Kjo është sigurisht kërkesa ime. Unë kështu i shoh gjërat. Ndoshta ata i shohin më mirë, ndryshe, por kjo është kërkesa ime, për ta në zgjedhje sa më të shpejtë në katër komuna në veri të Kosovës”, tha Vuçiç në Prva TV.Ai shtoi se procesi i konsolidimit do të inicohet në mënyrë që levat bazë të qeverisjes të jenë në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo në duart e atyre që nuk jetojnë dhe nuk do të jetojnë kurrë atje.

“Nuk ka asnjë hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë, nuk ka hetim për vrasjen e Mijailoviqit, dënoj vrasjen e një polici, është e rëndësishme që sa më shpejt të kthehemi në dialog”, shtoi Vuçiç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!