MENU
klinika

Zgjedhje të parakohshme në dhjetor

“Dorëzohet” Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës

13.10.2023 - 19:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend, një kërkesë kjo që bëhej prej disa muajsh nga opozita, por dhe që u shtua në ditët e fundit pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë.

Lideri serb u shpreh në një media vendase se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen në 17 dhjetor, teksa shtoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës për shkak të agjendës së ngjeshur që ka.

Vuçiç ka dhe një kërkesë për të gjithë votuesit që të dëgjojnë me kujdes të gjitha premtimet që do të bëhen gjatë fushatës dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, me kërkesë të opozitës, ia kam plotësuar kërkesën, do të ketë zgjedhje parlamentare. Kam aq shumë punë dhe takime sa nuk do të mund të marr pjesë në fushatat e ardhshme. fushatë, prandaj kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes, qëllimi i të gjithëve është rrëzimi i Serbisë, çfarëdo që t’ju thonë, qëllimi është rrëzimi i Serbisë, jo unë, sepse zgjedhjet presidenciale nuk po shkojnë, të përmbysin të gjithë ata që do ta ndihmonin Serbinë”, tha mes të tjerash Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje përfaqësuesve serbë në Kosovë

Vuçiç: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje në veri


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!