MENU
klinika

Sulmi në veri më 24 shtator

Policia e Kosovës sërish aksion blic në Banjskë

14.10.2023 - 12:01

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit pas sulmit të 24 Shtatorit në Banjskë ku një grup paramilitar serb vrau një efektiv të policisë.

Sipas mediave në Kosovë, forcat policore po kryejnë bastisje në ambiente të ndryshme.

Nuk raportohet për persona të arrestuar, por kontrollet vijojnë.

Gjatë ditëve të fundit, në veri të Kosovës policia ka gjetur armë dhe municione të shumta në disa raste të ndryshme.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni tre sulmues u vranë. Është kapur edhe arsenal i madh armësh.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme. Gjykata ia ndaloi daljen nga Serbia dhe e obligoi të paraqitet në stacionin kompetent policor dy herë në muaj.

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiç dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, sipas Prokurorisë serbe.

Radoiçiç i mohoi këto vepra.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!