MENU
klinika

Për çfarë e ka paditur kolegun e saj?

Amber Heard sërish në gjyq, këtë herë si paditëse!

15.10.2023 - 12:28

Amber Heard ka paditur kolegun e saj, Jason Momoa, për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmim në xhirimet e filmit “Aquaman”.

Ajo pretendon se Jason Momoa ka ardhur në xhirime në gjendje të dehur dhe ka luajtur Johnny Depp.

Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara muajin e kaluar dhe të marra nga media, Heard e përshkroi Momoan si një koleg të dehur që ishte vonë për xhirime, të gjitha këto u regjistruan nga psikologu klinik dhe mjeko-ligjor Dawn Hughes.

Shënimet thonë se Heard pretendoi se Momoa mbërriti në setin e filmit i veshur si ish-bashkëshorti i saj Depp, duke mbajtur të gjitha unazat.

Por në një deklaratë për PEOPLE, DC Studios tha se Jason Momoa luajti në mënyrë profesionale gjatë xhirimeve të “Aquaman” dhe se ata janë të emocionuar që audienca do ta shohë filmin këtë dhjetor.

Më herët Depp, 60 vjeç, paditi ish-gruan e tij për shpifje mbi një shkrim të vitit 2018 që përfshinte akuza për abuzim.

Pasi Depp fitoi tre padi dhe Heard fitoi një nga tre kundër-paditë, ajo i pagoi atij një shlyerje prej një milion eurosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat